Publikime

Pullat e Shqiperisë, SHKSH, Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise

"Pullat e Shqiperisë 1913-1944, Katalog i Specializuar" - Francessco Maria Amato, Djana Isufaj

I shkruajtur “me kater duar” nga Dr. Francesco Maria Amato, Ekspert Filatelik prane Dhomes se Tregetise dhe te Gjykates Ushtarake te Romes, dhe nga Dr. Djana Isufaj, koleksioniste e sektorit, eksperte dhe studjuese e Historise Postare te Republikes Romane e vitit 1849, eshte ky i pari katalog i specializuar i pullave “klasike” te Shqiperise i shkruajtur ne gjuhen shqipe.

I perbere nga nje pjese e pershkruar teknikisht dhe nga nje tjeter vetem tregetare (kuotacione), edhe pse te ndara keto njera anga tjetra, perbejne nje te vetme, nje bashkim harmonik mbi te cilen eshte ndertuar i gjithe katalogu. Per sa i perket pjeses se pare, asaj teknike, jane ilustruar, analizuar e studjuar cdo pulle duke vene ne dukje llojshmerine e tyre, ngjyrat e ndryshme, tipologjine e shtypjes, te letres, te filigranes, te dhembezimeve dhe te gomes (ngjitesit). Gjithashtu jane vendosur edhe datat e emetimit dhe te vlerave zyrtare. Per cdo pulle eshte ndjekur kronologjia. Nje element i vecante i katalogut eshte studimi i llojshmerive te pullave dhe te falsove, argument ky i fundit gjithmone me interes te madh edhe ne ditet aktuale. Analizimi i falsove, trajton jo vetem studimin e mbishtypjeve te shumta qe karakterizojne jo pak emetimet shqiptare te kesaj periudhe, por edhe studimin e disa emetimeve te vecanta si ato lokale ose te postes ushtarake, per shembull ato te Korces. Per te evidenciuar me mire ndryshimin ndermjet ekzemplareve origjinal dhe falso, jane bere ballafaqime vezhguese te shoqeruara nga shenime te detajuara, sherbyese jo vetem per ata qe i afrohen per here te pare ketij lloj koleksionimi, por edhe per koleksionistet me eksperienze. Per realizimin e kesaj vepre bashepunuan edhe kolege te tjere eksperte filatelike dhe studiues te ketij sektori. Nje nder te paret ishin studiot e Diena, Raybaudi, Vaccari e Fischer. Per sa i perket anes tregetare, apo kuotacionit, keto jane rezultat i kerkimeve ne tregun nderkombetar, permendim ketu Borsen Filatelike, Ankandet, Tregetaret dhe punonjesit e ketij sektori. Kuotacionet jane te shprehura ne Euro, i referohen pullave ne gjendje optimale te reja dhe te perdorura dhe per pullat teke dhe ne seri. Cmimi i pullave te perdorura i referohet ekzemplareve me anul te qarte, i pa deformuar dhe origjinal. Kuotacioni i pullave te reja deri ne 1919 (nga n. 1 deri ne n. 183) i referohet ekzemplareve me linguel, ato me gome kane nje vlere te dyfishte. Nga 1920 (n. 184) dhe me tej, kuotacioni i pullave te reja i referohet ekzemplareve me gome, ato me linguel vlejne 50% te ekzemplareve te rinj. Per sa i perket shenjes (--) ne vend te cmimit, do te thote se nuk jemi ne gjendje te japim nje vleresim dhe me hamendje te ekzemplareve ose te serise, po kjo nuk do te thote qe kemi te bejme me pulla shume te rralla ose te vlefshme.
Ky katalog, me axhornim dy vjecar, eshte botuar edhe ne gjuhen italiane dhe eshte i disponueshem edhe ne versionin eBook.

Autoret
Francesco Maria Amato
Djana Isufaj
Botuesi
Francesco Maria Amato

Kyçu