Fotografi
Arti i fotografisë në Shqipëri zë fill rreth mesit të shekullit XIX. Atelieja e parë u ngrit me 1858, nga Pjeter Marubi, në Shkodër, në atë kohë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Fotografitë me interes etnografik, historik apo gjeografik ilustruan me dhjetëra vepra të autoreve të huaj për Shqipërinë, ose u botuan në trajtën e kartolinave.