AKTIVITETE

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës

Më 17 janar 2018, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë çel siparin e aktiviteteve në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti - Skënderbeut. Muzeu Kombëtar i Krujës do të jetë stacioni i parë ku do të zhvillohet ekspozita e përkohshme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”.

Kjo ekspozitë, e cila përkon me një datë historike, atë të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, synon t’i prezantojë publikut të gjerë figurën e Skënderbeut përmes një koleksioni të rrallë monedhash, kartëmonedhash dhe pullash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti dhe Dr.Jovan Basho[1].

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Krujës në datat 17 -18 Janar 2018.

[1]Z. Julian Demeti dhe Dr. Jovan Basho janë koleksionistë dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.

Të dhënat e eventit

Data e fillimit të eventit 17-01-2018
Data e mbarimit të eventit 18-01-2018
Shpërndaje këtë event:

Kyçu