Revista 44, SHKSH, Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise, Revista Koleksionisti, The Collector

"Koleksionisti" nr 45
U botua numri më i ri i revistës Koleksionisti

Lexo më shumë

Trashegimia Kulturore dhe muzete, SHKSH, Shoqata e koleksionisteve te Shqiperise

Njihuni me
Ligjin për trashëgiminë
kulturore dhe muzetë

Lexo më shumë

Njihuni me
Ligjin për trashëgiminë
kulturore dhe muzetë

Lexo më shumë
Filatelia, SHKSH , Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise

FILATELIA
Me emetimin e pullës së parë postare shqiptare u konsolidua dhe shërbimi postar me indentitet shqiptar, e cila ka qënë kurdoherë pjesë shprehëse e identitetit tonë kombëtar.

Lexo më shumë

FILATELIA
Me emetimin e pullës së parë postare shqiptare u konsolidua dhe shërbimi postar me indentitet shqiptar, e cila ka qënë kurdoherë pjesë shprehëse e identitetit tonë kombëtar.

Lexo më shumë
Numizmatike, SHKSH, Shoqata e koleksionisteve te Shqiperise

NUMIZMATIKA
Në vendin tonë prerja e ka zanafillën që në shekujt VII -VI p.e.s në Dyrrahdhe Apolloni.Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe të cilat shënojnë pikënisjene historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike.

Lexo më shumë

NUMIZMATIKA
Në vendin tonë prerja e ka zanafillën që në shekujt VII -VI p.e.s në Dyrrahdhe Apolloni.Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe të cilat shënojnë pikënisjene historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike.

Lexo më shumë
Vepra dhe Arti, SHKSH, Shoqata e Koleksionisteve te Shqiperise

VEPRA ARTI
Lëvizjet e mëdha çlirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912),ofruan kushte për një drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive patriotike.

Lexo më shumë

VEPRA ARTI
Lëvizjet e mëdha çlirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912),ofruan kushte për një drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive patriotike.

Lexo më shumë

Ekspozita filatelike ndërkombëtare “NOTOS 2015”

Sukses i merituar i filatelistëve shqiptarë

Në periudhën 12-15 nëntor 2015, në Greqi, u organizua Ekspozita Filatelike Ndërkombëtare “NOTOS 2015”. Vendi i celjes së saj ishte Qendra e Ekspozitave në Perister, Athinë. Ajo u realizua nga Shoqata Helenike Filatelike, nën kujdestarinë e Federatës Filatelike Europiane (FEPA) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Filatelikë (AIJP).

Logoja e ekspozitës ishte realizuar nga znj. Myrsini Vardopoulou, specialiste e njohur e dizajnit të pullave greke, anëtare nderi e Akademisë Europiane të Flilatelisë.
Në “NOTOS 2015” morën pjesë filatelistë nga 21 vende të Europës Jugore. Dhe konkretisht nga: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Egjipti, Franca, Maqedonia, Izraeli, Italia, Malta, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Turqia dhe Greqia. Secili nga këto vende kishte komisionerin e tij. Shoqata e Koleksionistëve Shqiptarë kishte caktuar si komsioner z. Thimi Nika, anëtar i kryesisë së saj dhe kryeredaktor i revistës “Koleksionisti”. Komisioner i Përgjithshëm ishte z. Costas Chazapis.
Juria ndërkombëtare ishte akredituar nga FIP dhe FEPA. Në Presidiumin e Jurisë bënin pjesë: z. Jose Ramon Moreno (President nderi), z. Antony Virvilis (President), z. Mario Mentaschi (Zëvendëspresident) dhe z. Jean-Pierre Magne (Sekretar).

Pjesëmarrësit në NOTOS 2015 konkuruan në të gjitha klasat e FIP-it plus “Klasën e Kampionëve”. Në ekspozitë morën pjesë edhe tre nga kolegët tanë, zz. Jovan Basho, Emi Gimjani dhe Thimi Nika.

Z. Basho paraqiti një koleksion me pesë stenda, me tematikë “Pushtimi italian në Shqipëri 1939-1943”, në klasën “Histori postare”.
Z. Gimjani konkuroi, po në klasën “Histori postare”, me një koleksion me tematikë “Mbretëria shqiptare 1928-1938”.
Z. Nika u përfaqësua me librin në anglisht “Stamps and postal history of Albania” dhe me një stendë në klasën “Histori postare”, me temë “Postat ushtarake austriake në Shqipëri në vitet 1916-1918”.
Filatelistët tanë arritën një tjetër sukses të merituar në këtë ekspozitë. Ata u nderuan me medalje si më poshtë:
1. Thimi Nika me “Vermeil të Madh”;
2. Jovan Basho me “Vermeil”;
3. Emi Gimjani me “Argjend të Madh”

Më 15 nëntor 2015, që ishte dhe dita e fundit e “NOTOS 2015”, u zhvillua edhe Kongresi i FEPA 2015, i cili mori një varg vendimesh të rëndësishme.

Kategoritë

Koleksionisti

Lajme & Aktivitete

Lajmet dhe eventet më të fundit në fushën e koleksionimit

Rrugë të mbarë Ekspozitave Konkurruese!

Koleksionimi i pullës postare në Shqipëri ka një traditë më se 100 vjeçare... Lexo më shumë

Albania: National Exhibition and Seminar…

Author José Ramón Moreno The Association of Collectors of Albania organize... Lexo më shumë

 

Kyçu