Shksh

Misioni ynë 

ShkshRreth NeshMisioni ynë 

Misioni i SHKSH

Promovimi

Promovimi dhe mbrojtja e artit të koleksionimit nëpërmjet edukimit, ekspozitave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e filatelisë, numizmatikës dhe disiplinave të tjera të koleksionimit.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore shqiptare nëpërmjet koleksionimit të pullave postare, monedhave, veprave të artit, kartolinave, fotografive dhe objekteve historike të tjera.

Anëtarësimi dhe bashkëpunimi aktiv me organizatat ndërkombëtare FIP (Fédération Internationale de Philatélie) dhe FEPA (Federation of European Philatelic Associations), duke lidhur koleksionistët shqiptarë me komunitetin e koleksionistëve në mbarë botën

Organizimi i ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare si platforma kryesore për prezantimin e koleksioneve dhe nxitjen e interesit të publikut të gjerë.

Botimi i revistës “Koleksionisti”, publikimit kryesor të shoqatës, i cili sjell informacion dhe njohuri për koleksionistët shqiptarë që nga viti 1998.

Formimi dhe çertifikimi i gjyqtarëve të akredituar nga FIP dhe FEPA për vlerësimin e ekspozitave sipas standardeve ndërkombëtare.