
Pullat e Republikës Autonome të Korçës
(Pullat dhe vulat origjinale, falsifikimet, gabimet dhe variacionet në shtypje, pullat fiskale)
Libri Pullat e Republikës Autonome të Korçës, paraqet një studim të thelluar për pullat lokale të kësaj republike , nën Administratën Ushtarake franceze nga dhjetori i vitit 1916 deri në maj të vitit 1918. Gjatë kësaj periudhe u emetuan 5 seri postare që paraqesin pulla të rralla lokale me interes filatelik gjithnjë e në rritje. Emisioni i parë paraqiste mbishtypje shqiptare mbi pullat greke të vorioepirotëve. 4 emisionet e tjera u shtypën në Korçë. Janë përshkruar me hollësi pullat origjinale, për ti dalluar nga falsifikimet e shumta të bëra gjatë viteve, jashtë Shqipërisë. Gjatë shtypjeve u vunë re shumë gabime e variacione, të cilat janë studiuar me hollësi dhe janë paraqitur me foto me ngjyra. Falsifikime janë bërë edhe për vulat postare të përdorura, të cilat përshkruhen me detajimet e duhura. Vend të rëndësishëm zenë edhe të dhënat për pullat fiskale të përdorura gjatë Administratës Shqiptaro-Franceze. Për këtë libër (rezultat i një pune 2 vjeçare) janë shfrytëzuar koleksionet më të mira të filatelistëve shqiptarë. Libri u botua me rastin e 100 vjetorit të Republikës Autonome të Korçës. Libri është shkruar shqip dhe anglisht, ka 108 faqe dhe 140 foto me ngjyra.
.
Autori
Jovan Basho