Publikime

Pulla  e Takses Korce

Pullat e taksës në Korçë 1917- 1921, emisionet e emëtuara dhe ligjet për vendosjen e tyre sipas dokumentave përkatëse ku ato aplikoheshin.

Një vështirësi dhe rallësi për gjetjen e pullave taksë të Korçës zbardhet në materialin që disponojmë, duke na bërë të qartë emisionet e tyre. Pak a shumë dihet historia e ngjarjeve në krahinën autonome ose vetqeveritare të Korçës, data dhe fakte historike të dokumentuara në shumë faqe historie na japin një ikonë të qartë për zhvillimet politiko-historike në këtë zonë.

  • 1. Emisioni i parë ‘’ Shqipërië Vetqeveritare ‘’ , janar 1917. ( fig. 8- 11 )
  • Në “Gazet’ e Korçës” , në datat 30-31 janar 1917 ( fig. 7 ) publikohet një lajmërim për shitjen e pullave të taksës i cili na tregon vlerat e tyre monetare : ‘’ populli i Korçës lajmërohet se pulla për senete (7), Pe 0,07, 030 qind dhe 1 e 5 franga gjënden në këto vise (vënde) ; në postë të Korçës, Sotiraq Zografi, Theodhos Havjari edhe Ilia Nikolla të cilët janë te vetmit shitës të këtyre pullave’’. Në gazetën e datës 30.1.1917 vlera 0,07 ështe gabim shtypi sepse në përkthimin që është ngjitur në gjuhën greke shikojmë vlerat reale ‘ 0,05, 0,30 qind dhe 1 e 5 franga. Theksoj këtu se kjo gazetë dilte e shtypur në Shqip,Greqisht dhe Fërngjisht Brenda numërit të saj.

  • 2.Emisioni I dytë ‘’Republikë Shqipetare’’, korrik 1917. ( fig 12- 19 )
  • Ky emision karakterizohet vetëm nga mbishtypja e shqiponjës të zezë, ‘’ shenjë e veçantë ‘’ kjo mbishtypje, që është miratuar dhe në ligjin e 10 korrik 1917 – ‘’kanonizmë mbi të drejtat e tembrave (pullave) edhe të gjykatoreve’’( fig 180 ) – në nyjen numër 17 të kësaj kanonizme ; ‘’ Që porsa të vihet në veprim ky nom (ligj) tembrat e taksës do të kenë përsipër një shenjë të veçantë në përkujdesjen e drejtorisë të financave ; cdo tembrë që nuk do të ketë përsipër shenjën e veçantë më 1 gusht humbet fuqinë e saj dhe nuk mund të vendoset pa pasur shenjën e veçantë “.

  • 3. Emisioni i tretë, ‘’Qarku i Korçës’’ A, mars 1918. ( fig. 20-32 )
  • Data zyrtare që zona ndryshon emërtimin nga ‘’Republikë Shqiptare’’ në ‘’Qarku i Korçës’’ është 16 shkurt 1918.

    Duke patur trazira në qytet detyrimisht dhe administrata nuk funksiononte duke kaluar një periudhë të shkurtër tranzicioni në ndrimin dhe emërtimin e zonës. Gjithsesi nga mezi i marsit 1918 kjo administratë nuk e humbi asnjëherë karakterin Shqiptar të saj duke filluar një kapitull të ri shkaktuar nga Franca nën drejtimin e Gjeneralëve. Ky emision 17 mars 1918 – 23 prill 1920 karakterizohet vetëm nga mbishtypja me shqiponjën e kuqe e cila e ndjek deri në fund ,pavarësisht vlerave të emisionit të parë dhe të dytë , duke krijuar një dhe të vetëm ; ‘’Qarku i Korçës’’ A. Në fillim nga 17 marsi deri në 11 prill 1918 përdoren pullat e emisioneve ‘’Shqipërië Vetqeveritare’’ dhe ‘’Republikë Shqiptare’’ me mbishtypje Shqiponjen e kuqe (fig. 20, 21 dhe 22 ) kjo për arsye se nuk ishte shtypur akoma emisioni ‘’Qarku i Korçës’’ A, i cili në materialin tonë del për herë të parë në datën 19 prill 1918 me vlerën 5 franga ( fig. 23). Pra edhe një herë përmendim ‘’shenjën e veçantë’’ ose Shqiponjen e kuqe në rastin tonë e cila duke u mbishtypur në të gjitha pullat e të tre emisioneve ; Vetqeveritare, Republkë dhe Qarku krijon dhe emëton një emision te vetëm , ‘’Qarku i Korçës’’A. Për mungesë të materialeve dhe rrallësisë të këtyre pullave taksë shumë koleksionistë i klasifikojnë në tre emisione ; 1. Pa mbishtypje, 2. Me mbishtypje Shqiponjë të zezë , 3. Me mbishtypje shqiponjë të kuqe. Por jo është e gabuar, rezultati përfundimtar me bazë në materialin që disponojmë dhe fakteve historike na nxjer në një emision të vetëm ; ‘’Qarku i Korçës’’ A me mbishtypje shqiponjën e kuqe.

  • 4. Emisioni i katërt ‘’Qarku i Korçës’’ B, prill 1920. (fig. 33- 37 )
  • Ky emision është i veçantë sepse nuk është një produkt shtypshkronje, por është një vulë dore. Për këtë emision janë porositur 5 vula dore origjina e të cilave nuk dihet, por ja vlen hulumtimi për to. Materiali është hekur ose çelik special që përdorej në atë periudhë. Dhe kështu janë emëtuar 5 vlerat e këtij emisioni duke përdorur ngjyra të ndryshme për çdo vlerë ; 2 franga në ngjyrë jeshile, 1 frangë në ngjyrë blu të errët, 50 centimes në ngjyrë të kuqe, 20 centimes në ngjyrë kafe dhe 10 centimes në ngjyrë të zezë.

  • 5.Emisioni i pestë, ‘’Austro-hungarezet’’, gusht 1920. ( fig 39- 50 )
  • Në 11 gusht 1920 mbaron ose zëvendësohet emisioni ‘’Qarku i Korçës’’B me pullat Austro-hungareze. Pas një pushimi 19 ditor të financës dhe administrates, puna nis në datën 30 gusht 1920 ,që kemi dhe pullat e para në materialin tonë . Këto pulla i klasifikojmë në dy kategori , 1. Me shqiponjë të madhe të emëtuara në 1916 – n, dhe 2. Me shqiponjë të vogël të emëtuara në 1918 - n nga Austro-Hungarezët për qëllimet e tyre kundrejt shtetit Shqiptar. Ato janë shpërndare në të gjithë Shqipërine dhe janë përdorur si pulla postare dhe takse , me dhe pa mbishtypje. Në rastin tonë për zonën e Korçës, si pulla takse , ato janë përdorur të përziera dhe sipas mundësive duke na dhënë një emision të vetëm gjatë kësaj periudhe një vjeçare deri në muajin nëntor 1921. Këto vlera që paraqesim më poshtë sigurisht që nuk janë të plotësuara, ka dhe mungesa, që të shtyjnë në plotësimin e tyre.



    Autori
    Mirgen Shamlli

    Kyçu