Publikime

Posteri shqipetar

Katalogu GIMJANI

Pulla Shqipëtare

I nderuar dashamirës i filatelisë

Ideja e këtij katalogu më lindi nga dëshira për të krijuar një vlerë të munguar në trashëgiminë e filatelisë shqiptare. Në prag të 105 vjetorit të pullës së parë shqiptare, po sjell pranë jush katalogun e pullave të emetuara nga Posta e Shqipërisë, i cili është rezultat i një pune të madhe, për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me miqtë dhe kolegët e mi Edmond Budo, Jovan Basho, Julian Demeti, Thimi Nika, Vasil Xhitoni, Vaster Dhima, Xhoan Guga, etj., që prej konceptimit, kërkimit, zhvillimit e deri tek botimi, të cilët i falënderoj përzemërsisht. Me mirënjohje dua të kujtoj edhe mikun tim të ndjerë Nikolla Xharo, prej të cilit kam marë mësimet e para për filatelinë.

Për herë të parë të interesuarit kanë në përdorim këtë katalog tepër të veçantë, në ndihmë të koleksionistëve filatelistë. Ky katalog botohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, me fotot e të gjitha pullave shqiptare, me ngjyra, me vlerësime të përditësuara me tregun aktual. Mirëpres me dashamirësi të gjitha vërejtjet dhe mendimet, që do të më shërbejnë në plotësimin e katalogut në ribotimet e tij në të ardhmen.



Autori
Muharem Gimjani

Kyçu